E Hënë, 2 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova ka mbështetjen e BE-së

Prishtinë-Kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se vizita në Bruksel dhe takimet e zhvilluara me përfaqësuesin e lartë të Politikës së jashtme dhe sigurisë të BE-së, Havier Solana dhe më zyrtarë tjerë të lartë të BE-së, ka treguar edhe një herë mbështetjen e plotë të Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Kryeministri Thaçi ka shprehur falënderimin, në emër të qeverisë dhe institucioneve të Kosovës për Gambinë, shtetin e 57 që ka njohur Kosovën dhe ka shtuar se edhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet financiare ndërkombëtare, në Fondin Monetar Ndërkombëtarë dhe në Bankën Botërore.

Kryeministri Hashim Thaçi në fjalën e tij ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, dhe ka vlerësuar se ky është një mesazh i mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Sot është shënuar njëvjetori i miratimit të Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi duke vlerësuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është shprehje e plotë e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, andaj është një obligim i të gjithëve që të forcohet kushtetutshmëria e vendit tonë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar edhe publikimin e raportit vjetor të Agjensionit Kosovarë Kundërkorrupsionit, dhe ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për luftë të pa kompromis kundër korrupsionit dhe dukurive tjera devijonte në shoqërinë tonë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›