Shënohet 1 vjetori i Kushtetutës së Kosovës
Prishtinë -Ligjvënësit e Kuvendit të Republikës së Kosovës janë mbledhur në një seancë solemne për të shënuar njëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së shtetit të pavarur e sovran. Krerët e shtetit kanë thëne se ajo garanton integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pranoi se "ende ka vështirësi në zbatimin e Kushtetutës në tërë territorin e vendit".Mirëpo ai kërkoi nga qytetarëve të respektojnë atë, sepse është e vetmja mënyrë për ndërtimin e shtetit.
Kryetari Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi thanë se kushtetuta e vendit është në harmoni me standardet ndërkombëtare dhe si e tillë zbatohet jo vetëm nga institucionet e vendit por edhe ato ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila u miratua më 9 prillit 2008, e përcakton Kosovën si shtet qytetar, i banuar nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.