E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Fildishtë, OKB: 300 mijë persona të larguar nga vendi

Më shumë se 300 mijë persona janë ende të zhvendosur nga shtëpitë e tyre në Bregun e Fildishtë dy muaj pas zgjidhjes së krizës politike.
 

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia për emigrantët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Sipas raporti dhuna që vijon në vend po ndalon shumicën prej të larguarve që të kthehen në shtëpi, ndërsa komisioneri për emigracionin në OKB tha se shumica e të zhvendosurve jetojnë në kampe jashtë çdo kushti normal në pjesën perëndimore të vendit.
 

Bregu i Fildishtë u përfshi për disa muaj nga gjakderdhja gjatë krizës politike. Shkak për tensionet u bë vendimi i ish presidentit Laurent Gbagbo, për të mos i lëshuar postin presidentit të zgjedhur Alassane Ouattara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›