Greqia përfshihet sërish nga protestat

Një valë e re grevash e protestash ka përfshirë Greqinë. Qindra taksi mbetën të parkuara sot ndërsa shoferët e tyrë mbanin pankarta ku shkruhej “Jo reformës së taksave”. Me ta para ministrisë së Financave tubuan dhe tregëtarët e pakicës e avokatë që kundërsjhtojnë rritjen e taksave mbi karburantin mallrat e shërbimet.
E ndërsa reforma e taksave diskutohet në parlament në ministrinë e Ekonomisë një grup i vogël punonjësish me kontratë protestojnë të trembur se kontatat e tyre të reja nuk do të respektohen dhe se ata do të mbeten pa punë për shkak të planit të ri të shkurtimeve.
Javën që vjen dhe sindikata më e madhe në vend ADEDY, do të mbajë një grevë 24 orëshë ndërsa ekspertët e çështjeve ekonomike theksojnë se mbështetja nga partnerët evropianë dhe FMN-në, nuk është e mjaftueshme për të përmirësuar gjendjen kritike të ekonomisë vendase.
Në shtetin grek ka shkaktuar shqetësim dhe deklarata më e fundit e kreut të FMN, Domenique Straus Khan, i cili ka rekomanduar si të vetmen mënyrë për kapërcimin e krizës deflacionin, që nënkupton veç të tjerash, paga dhe çmime më të ulëta.
Për kryeministrin Jorgos Papandreu Greqia ka kaluar një terror psikologjik dhe tani i nevojitet gjakftohtësi, ndërsa mekanizmi i mbështetjes është real e qeveria do të shqyrtojë nëse do t’i drejtohet apo jo atij mekanizmi.
Delina Bitraku < I mëparshmi