Poloni, zgjedhjet e parakohshme në qershor

Polonia tenton t’i kthehet normalitetit pas incidentit tragjik që ka shokuar vendin. Mijëra polakë kanë pritur për orë të tëra në shi, për t’i bërë nderimet e fundit presidentit të ndjerë Kazçinski dhe bashkëshortes së tij Maria, trupi i së cilës është vendosur përbri të shoqit. Të dy, së bashku me 94 zyrtarë e politikanë të lartë, humbën jetën në aksidentin tragjik të së shtunës.
Krerë shtetesh, mes të cilëve presidenti amerikan Obama dhe ai rus Medvedev kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet të djelën në Krakov në katedralen e shënjtëve Venceslao e Stanislao. Burime nga parlamenti ku u mbajt në seancë speciale në kujtim të viktimave, bëjnë të ditur se zgjedhjet presidenciale të parashikuara për ne muajin tetor ku pritej të rikandidonte 61- vjeçari Leh Kazinski do të mbahen në qershor.
Në bazë të Kushtetutës janë vetëm 14 ditë kohë për shpalljen e datës së zgjedhjeve të parakohshme që duhet të mbahen brenda 60 ditësh. Analistët paraprakisht deklarojnë se është vështirë te vendoset aktualisht se cili do të jetë impakti që do të ketë tragjedia mbi rezultatin elektoral. Ndërsa ditët e zisë vazhdojnë, e shtuna është dita zyrtare kur do të mbahen homazhe për 96 viktimat e aksidentit.
Delina Bitraku