Bisedimet, debate në Kuvendin e Kosovës
Nisja e negociatave mes Serbisë dhe Kosovës është një hap në të ardhmen euroatlantike të vendit. Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, duke folur në kuvend, ndërsa shtoi se pa dialog nuk ka heqje të vizave e integrim në NATO. Ndërkohë, kryetari i grupit parlamentar të ?Vetëvendosjes? Visar Ymeri, i cili prezantoi në kuvend një projekt-rezolutë, tha se nëse Kosova duhet të hyje në bisedime, më parë Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të kërkojë falje për krimet e kryera. Pas prezantimit të rezolutës nga ana e ?Vetëvendosjes?, lideri Albin Kurti tha, se bisedimet nuk bëhen transparente për shkak se Kosova është edhe palë në bisedime, por edhe temë e diskutimeve, duke paralajmëruar se ky proces mund të dëmtojë të ardhmen e vendit. Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të LDK-së dhe ai i AAK-së u shpreh skeptik lidhur me transparencën në këto bisedime.
Shpërndaje