Patentat e makinave rregullat e reja dhe pagesat per fillestaret
Ervin KOCI
Cdo shtetas shqiptare qe ka mbushur moshen 18 vjec dhe qe ka nje arsim te pakten 8 ose 9 vjecar gezon te drejten e marrjes se lejes se drejtimit te automjetit. Kete te drejte e gezojne jo vetem shtetasit shqiptare por edhe shtetasit e huaj rezident ne Shqiperi te cilet mund te futen ne kursin e marrjes se patentes. Gazeta Albania ne numrin e sotem boton dokumentet qe duhen dhe cmimet e kursit per te gjithe ata shtetas qe duan te marrin lejen e drejtimit te automjetit per here te pare. Kjo leje kushton 45 mije leke dhe zgjat 2 muaj. Sipas ndryshimeve te reja te Kodit Rrugor kursi i teorise dhe kursi i praktikes ndryshe nga e kaluara nuk kryhen me bashke. Pa marre provimin e teorise kursanti nuk mund te kaloje ne kursin e praktikes. Nderkohe nese nje kursant provimin e teorise nuk e merr ka te drejt mbas 15 ditesh te rifutet ne provim. Provimi mund te jepet pese here brenda nje viti.
Kursi
Fillimisht behet kursi i teorise. Kursanti pa marr provimin e teorise nuk mund te kaloj ne kursin e praktikes. Personit te interesuar per tu regjistruar per here te pare ne kursin e teorise i nevojiten 8 dokumente. Nese kursanti nuk e merr provimin e teorise ai ka te drejte qe mbas 15 diteve te rifutet ne provim. Provimin e teorise mund ta japesh deri ne 5 here brenda nje viti. Vetem pas marrjes se provimit te teorise mund te kalohet ne kursin e praktikes. Nderkohe per te marr pjese ne kete kurs nevojiten 5 dokumente. Gjithashtu mundesia per te dhene kete provim eshte 5 here brenda nje viti. Komisioni i marrjes ne prove per njohurite teorike dhe aftesite drejtuese eshte i perbere nga 2 anetare. Drejtuesi teknik i autoshkolles mund te marr pjese ne provim por pa te drejte vote. Nderkohe modeli i testeve ndryshon vazhdimisht. Marrja e patentes tashme kushton 45 mije leke. Kursi i teorise kushton 15 mije leke. Kursi i dhenies se automjetit perbehet nga 20 seanca dhe do te kushtoje rreth 20 mije leke. Nderkohe kostoja e kartonit eshte 10 mije leke. Pra minimalisht i gjithe kursi per marrjen e lejes se drejtimit kushton 45 mije leke. Nese kursanti kerkon me shume ore seance atehere kursi do te kushtoje me shume.
Dokumentacioni
Personit te interesuar per tu regjistruar per here te pare ne kursin e praktikes i nevojiten 5 dokumente. Dokumentacioni per te filluar praktiken eshte 1 Kerkesa per te marre pjese ne prove sipas modelit te hartuar nga DRSHTRR-ja. 2 Autorizimi i ushtrimit te drejtimit te mjetit percaktuar sipas udhezimit te ministrit qe mbulon veprimtarine perkatese te leshuar nga DRSHTRR-ja dhe te plotesuar nga autoshkolla. 3 Mandatpagesa per cdo dalje ne proven e verifikimit te aftesive drejtuese e te sjelljes. 4 Mandatpagesa per leje-drejtimi e cila caktohet ne baze te tarifave ne fuqi plus taksen e pajisjes me leje-drejtimi ne varesi te kategorise se leje-drejtimit
Tabela 1/////////////////////////////////////////////
DOKUMENTACIONI QE DUHET PER PAJISJEN ME LEJE DREJTIMI PATENTE PER HERE TE PARE
Aplikanti depoziton keto dokumente
a- Per shtetasit shqiptare
1. Autorizimi model IV-7 i plotesuar nga autoshkolla
2. Certifikate lindje me fotografi
3. Vertetimin e banimit te leshuar nga organet e pushtetit vendor
4. Certifikate mjekesore me fotografi te leshuar me date jo me perpara se 3 tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses per te dale ne prova per here te pare
5. Vertetimin e kryerjes se arsimit 8 ose 9-vjecar
6. Vertetim nga gjykata e rrethit qe nuk eshte ne proces gjyqesor
7. Vertetim nga prokuroria e rrethit qe nuk eshte ne ndjekje penale
8. 4 kater cope fotografi me ngjyra me permasa 4x5 cm njera nga te cilat nga pas te jete e nenshkruar nga aplikanti emer e mbiemer
9. Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut dhe Rezusi.
10. Fotokopjen e deshmise se Kryqit te Kuq te Legalizuar nga noteri dorezohet para se te merret ne provim.
11. Mandat arketimin e pajisjes me autorizim.
b- Per shtetasit e huaj rezidente ne Shqiperi
1. Autorizim model IV-7 i plotesuar nga autoshkolla
2. Dokument indentiteti fotokopje te pasaportes te perkthyer ne gjuhen shqipe te legalizuar nga noteri
3. Fotokopje te lejes se qendrimit te leshuar nga organet e policise se shtetit te legalizuar nga noteri
4. Certifikate mjekesore me fotografi te leshuar me date jo me pare se 3 tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses per te dale ne prova per here te pare.
5. 4 kater cope fotografi me ngjyra me permasa 4x5 cm njera nga te cilat nga pas te jete e nenshkruar nga aplikanti emer e mbiemer
6. Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut dhe Rezusi.
7. Fotokopje te deshmise se Kryqit te Kuq te legalizuar nga noteri dorezohet para se te merret ne prova.
8. Mandat arketimin e pajisjes me autorizim.
c- Per personelin e huaj te ambasadave ose te organizatave nderkombetare qe gezojne statusin diplomatik te instaluara ne Shqiperi
1. Autorizim model IV-7 i plotesuar nga autoshkolla
2. Fotokopje te kartes se legjitimitetit te leshuar nga Ministria e Puneve te Jashtme
3. Certifikate mjekesore me fotografi te leshuar me date jo me perpara se 3 tre muaj nga data e paraqitjes se kerkeses per te dale ne prova per here te pare
4. 4 kater cope fotografi me ngjyra me permasa 4x5 cm njera nga te cilat nga pas te jete e nenshkruar nga aplikanti emer e mbiemer
5. Dokumenti i percaktimit te grupit te gjakut nese nuk e kane te evidentuar ne nje dokument te leshuar nga shteti i tyre
6. Deshmine e Kryqit te Kuq fotokopje te legalizuar nga Ambasada
7. Mandat arketimin e pajisjes me autorizim.
d- Per leshimin e lejeve te drejtimit nderkombetare
Aplikantet duhet te paraqesin keto dokumente
1. Kerkese me shkrim
2. Leje drejtimi kombetare ne origjinal dhe ne fotokopje me te drejte rikthimi
3. Dokument identifikimi ose certifikate lindje me te drejte rikthimi
4. 1 nje fotografi me ngjyra me permasa 4 x 5 cm
5. Dokumenti i shlyerjes se detyrimit financiar.
Dokumenti i lejes se drejtimit nderkombetare leshohet vetem nga Drejtoria Rajonale ne te cilen eshte depozituar dosja e tij.
AFATET E VLEFSHMERISEE SE LEJES TE DREJTIMIT TE MJETEVE
I. Leje drejtimi normale
Kategoria A B dhe BE
1. Jane te vlefshme per 10 vjet kur jane dhene ose konfirmuar deri ne moshen 50 vjec.
2. Jane te vlefshme per 5 vjet kur jane dhene ose konfirmuar mbi 50 deri ne 60 vjec.
3. Jane te vlefshme per 3 vjet kur jane dhene ose konfirmuar mbi 60 vjec.
Kategoria C D CE dhe DE
1. Jane te vlefshme per 5 vjet kur jane dhene ose konfirmuar deri ne moshen 60 vjec.
2. Jane te vlefshme per 3 vjet kur jane dhene ose konfirmuar mbi moshen 60 vjec.
3. Nuk rinovohen mbi 65 vjec.
II. Leje drejtimi te posacme per invalidet
Kategoria A dhe B
1. Jane te vlefshme per 5 vjet kur jane dhene ose konfirmuar deri ne moshen 60 vjec.
2. Jane te vlefshme per 3 vjet kur jane dhene ose konfirmuar mbi 60 vjec.
Kategoria C
1. Jane te vlefshme per 3 vjet.
2. Nuk rinovohen mbi 65 vjec.
4 Tetor 2010