E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, qarkore për lëvizjen e lirë të emigrantëve për pashkët.

 

Me rastin e festave të pashkëve emigrantët shqiptarë në Greqi, do të kenë mundësi të lëvizin më lirshëm drejt Shqipërisë. Kjo është bërë e mundur pasi Ministria e Brendshme e shtetit fqinj ka lëshuar një qarkore për lëvizjen e tyre. Shkresa e firmosur prej ministrit Prokopis Pavllopulos, u është dërguar të gjitha drejtorive të policisë dhe njofton për lejimin e lëvizjes së lirë të emigrantëve, dokumentat e të cilëve kanë skaduar dhe janë në proces rinovimi. Sipas kësaj qarkoreje, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm nga Greqia prej datës 20 mars deri në datën 31 maj 2008. Arsyeja e zgjatjes së afatit të lejes është bërë e mundur nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes greke, për shkak të ngjarjes së rëndë që Gërdec para disa ditësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›