E Diel, 1 Nëntor 2026

Axhenda e Erdoganit sot në Tiranë

 

Kryeministri i Turqisë Pecep Tayyip Erdogan do të takojë sot në Tiranë personalitetet më të larta të shtetit, Presidentin Bamir Topi, kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, kryeministrin Berisha dhe kreun e PS, zotin Edi Rama. Po sot pritet dhe nënshkrimi i marveshjes " Programi kuadër për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, artit, rinisë dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerëzve."

Burime pranë kryeministrisë bëjnë të ditur se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e " gabimeve" te tekstet e historisë. Axhenda e ministrit turk do të ketë një rrjedhë të tillë përgjatë ditës së sotme:

09.20- Ceremonia zyrtare e pritjes në Kryeministri.

09.30- Takimi kokë më kokë mes dy kryeministrave.

10.00- Bisedime mes dy delegacioneve.

10.45- Nënshkrimi i marrëveshjes " Programi Kuadër për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës, kulturës dhe artit, rinisë dhe sporteve, masmedias dhe kontakteve midis njerëzve.

10.55- Konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave.

11.20- Takim me zotin Edi Rama, kryetar i Partisë Socialiste dhe kryetari i bashkisë tiranë.

12.00 – Takim me kryetaren e Kuvendit, zonjën Jozefina Topalli, në selinë e kuvendit.

13.00- Kryeminsitrat përshëndesin takimin e Këshillit të Biznesit turo-shqiptar në hotel sheraton.

15.00- takimi me presidentin Bamir Topi

16.30- Takim me zotin Selim Muça, kryetar i Komunitetit Mysliman, në hotel Sheraton.

17.00- Takim me Baba Reshat Bardhi, kryetar i Komunitetit Bektashian, në hotel sheraton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›