E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko, letër kryeprokurores për ngjarjen në Gërdec.

 

Deputeti socialist Pandeli Majko, i ka dërguar një letër kryeprokurores Ina Rama, në kuadër të hetimeve në Gërdec. Përmes kësaj letra, Majko, dikur ministër i Mbrojtjes, i ka kërkuar asaj që të verifikojë periudhën e tij të punës si ministër . " Një pjesë e medias ka aluduar për mua. Jam i hapur të bashkëpunojë."- shprehet ai në letër.Reagimi i Majkos ka ardhur pas një shkrimi në një të përditshme, ku thuhet se historia e trafikut të armëve fillon nga konstatimi i Ambasadës së Britanisë në Tiranë se Ministria e Mbrojtjesishte e përfshirë nëtregtinë e armëve në kundërshtim me konventat ndërkombëtare. Koha për të cilën hidhet kjo akuzë i përket vitit 2003, kur Pandeli Majko ka qenë ministër i Mbrojtjes.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›