Në kërkim të eshtrave të Shqipe Alhasës
Gruaja 25-vjeçare, nënë e dy fëmijëve të vegjël, është e fundit viktimë e kërkuar prej familjarëve në Gërdec
Dylaver Alhasa: E kërkova në spitale e në morg, por shpresa e fundit për trupin e sime shoqeje është krateri
TIRANË- Ditën e zbardh dhe e ngrys në kraterin e Gërdecit. Dylaver Alhasa, së bashku me 3 vëllezërit e tij, sapo zbardh dita merr rrugët për t'iu bashkangjiturgrupit të xhenios, që prej dhjetë ditësh janë në kërkim të trupave të viktimave. Deri më tani, nuk ka mundur të gjejë asnjë shenjë të së shoqes dhe ka humbur çdo shpresë se Shqipja 25- vjeçare mund të jetë gjallë.Por kurrë nuk do të reshtë së kërkuari, derisa të mund t'i gjejë trupin nënës së dy fëmijëve të tij. "Dua që dy fëmijët e mi të kenë një varr për të qarë nënën e tyre, se tashmë nuk kam më asnjë shpresë se ajo do të jetë gjallë",- thotë i pikëlluar Dylaver Alhasa. Apeli i tij për gjetjen e trupit të së shoqes, punëtore në fabrikën e vdekjes, është dëgjuar nga ushtarët e xhenios, të cilët dy ditë më parë kishin ndërprerë kërkimet për trupat, duke menduar se nuk kishte më të vdekur, "mbjellë" gërmadhave të Gërdecit.
***
Në fabrikën e Gërdecit, 25- vjeçarja ka marrë vetëm 20 mijë lekëtë vjetra. Një orë rrugë në këmbë dhe tetë orë punë, pa guxuar të ngrejë as kokën i kanë siguruar vetëm vdekjen Shqipe Alhasës. Varfëria e familjes e ka detyruar Shqipen të kërkojë punë, edhe pse fabrika ndodhej një orë larg shtëpisë së saj. Shqipe Alhasa jetonte në kodrën e fshatit Kashar. Për tëshkuar në punë,çdo ditë bënte një orë rrugë më këmbë. Ndërkohë që hera e fundit që është parë, ka qenë në fabrikë. Punëtorë të fabrikës, të mbijetuar nga shpërthimet, i kanë thënë bashkëshortit të saj se e kanë parë të shtrirë përmbys, në oborrin e fabrikës e që prej asaj mesdite të 15 marsit,nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj.Dylaveri pohon për „Shekullin" se çdo ditë ka shkuar në kraterin e vdekjes për të bërë kërkimet. Edhe dje, në një mot të ngrysur e me shi, babai i dy fëmijëve e ka zbardhur ditën atje. Ka kontrolluar pothuajse çdo pëllëmbë tokë të kraterit të vdekjes. Bashkë me të kanë qenë edhe ushtarët e xhenios, por që deri më tani kërkimet kanë qenë të pasuksesshme. Por Dylaveri thotë se do të vazhdojë kërkimet deri në gjetjen e trupit të Shqipes. "Fëmijëve të mi nuk mund t'ua sjell më në jetë nënën e tyre, por të paktën dua t'u siguroj një varr ku të dinë se ku i ka eshtrat ajo"-pohon Dylaveri, duke treguar se tashmë bashkëjeton me vdekjen e së shoqes.
***
Ankthi për zhdukjen e së shoqes, ka qenë i papërballueshëm për Alhasën. Ka kontrolluar të gjitha spitalet, që nga Fushë-Kruja, Durrësi e Tirana, por askund nuk e ka parë emrin e Shqipes në listën e të plagosurve. Për ditë me radhë ka pritur se mos një prej trupave të paidentifikuar në morg të jetë i së shoqes, por më kot: Shqipe Alhasa nuk ishte as në listën e të gjallëve dhe as në atë të të vdekurve. Kur gjithçka është sqaruar, Dylaveri i është rikthyer kraterit të vdekjes së Gërdecit. Prej katër ditësh kërkon në çdo pëllëmbë të tokës, duke kthyer përmbys gjithçka. Edhe nesër, atje do ta nisë ditën, duke kërkuar shenja të trupit të saj e duke mallkuar veten që e lejoi të shkonte të kërkonte punë në këtë fabrikë. E ndërsa burri rreth të 35-ave me zor mban lotët,Denisa, vajza 5- vjeçare e Shqipes nis e qan sapo përmendet emri i së ëmës. Belbëzon se e ka marrë malli e fill pas saj ia merr vajit edhe djali tre vjeç. Dylaveri mundohet të shtrëngojë fort në krahë bijtë e tij, të përtypë dhimbjen e të ngulmojë në gjetjen e trupit të së shoqes që humbi jetën në tragjedinë absurde.Në shtëpinë e Dylaverit, edhe pse nuk janë hapur dyert e mortit, të gjitha gratë janë veshur me të zeza. Të gjitha i kanë sytë nga fabrika e shkatërruar e Gërdecit, ku ende dergjet trupi i njërës prej viktimave.
Flutura Biçaku rrëfen sesi e ka përjetuar ajo shpërthimin në fabrikën ku punonte prej 2 javësh
Punëtorja: Dritani iku për kafe, pak para shpërthimit
TIRANË- Banon në kodrën e Kasharit dhe çdo mëngjes i është dashur të ecë 30 minuta në këmbë, për të marrë makinat e rastit deri në fshatin Gërdec. Që aty, riniste sërish rrugëtimin deri në fabrikën e armëve. Flutura Biçaku është ndër tre gratë e kësaj zone, që ditët e para të marsit u gëzua se gjeti një punë për të siguruar bukën e gojës. Nga mëngjesi deri në darkëduhej të lante predha për 1 mijë lekë në ditë. Por Fluturanuk ka marrë asnjë qindarkë nga puna e saj. Shpërblimi i vetëm për tërë ato ditë punë është jeta. Ka mundur të shpëtojë falë këmbëve të shpejta, ndërkohë që kunata e saj, Shqipe Alhasa, sot e kësaj dite ende rezulton ehumbur. Në një intervistë për "Shekullin", Flutura tregon mundimin e grave të zonës si dhe punën e lodhshme në fabrikën e municioneve.
Sa kohë kishit që punonit në fabrikë?
Kisharreth dy javë. Kishim dëgjuar se kërkoheshin punëtorë dhe shkuam tek dera e fabrikës. Shkuam me tre gra të tjera, kukërkuam punë aty për të siguruar bukën e gojës. Ishte brigaderi Vangjeli që na mori në punë.Kishte dy javë që punonim aty. Na thanë se nuk do të na mbanin shumë, se gjoja nuk kishte punë por vetëm për njëmuaj.
Kishte ndonjë furgon që ju merrte në punë, i vënë nga ndërmarrja?
Jo. Ata s'merrnin asgjë përsipër. Madje edhe për dorezat e duarve na thonin po të donim, t'i blinim vetë pasi ne i lanim predhat me naftë. Dilnim nga shtëpia në orën 6 të mëngjesit. Ecnim 30 minuta në këmbë deri tek rruga kryesore dhe aty merrnim furgonët e rastit, ku zbrisnim tek ura e Gërdecit. Pastaj ecnim prapë nëkëmbëpër të shkuar në fabrikë. Atu punonim deri në orën4 të darkës për 10 mijë lekë.Lanim gëzhojat menaftë, madje me duar. Merrnim predhat dhe i vendosnim në kazanin me naftë, pastaj i nxirrnim qëaty me duar. Kemi larë me mijëra predha.
Jeni paguar për këtë punë?
Jo. Sepse unë nuk arrita të merrja rrogën mujore dhe për atë punë që kam bërë, nuk kam mundur të marr asnjë lek. Por shyqyr që munda të shpëtojgjallë. Kam ecur rreth katër orë në këmbë për të shpëtuar.
Si ka ndodhur shpërthimi?
Ora ishte 12 pa 5dhe në këtë kohë, Dritani iku për të pirë një kafe. Sapo iku ai,Endri, një tjetërspecialist që është gjendur i vdekur na tha të dilnim përjashta për të ngrënë drekë. Ai ishte njeri i mirë dhe sashihte që Tani ikte nga fabrika, na thoshtetëpushonimse puna ishte e rëndë për burrat dhe jo më për ne gratë. Kishim në duar detergjentë për të larë duart dhe poshkonim tek çezma,kur shohim flakën tekdyert e fabrikës. Menjëherë, rreth 150 që ishim atykemi marrë vrapin për të dalë nga fabrika. Ishte një tmerr i vërtetë.Më pas kemi dëgjuar një shpërthim të fuqishëm. Pastajkemi ecur maleve për të shpëtuar gjallë.
Po Shqipen kur e ke parë për herë të fundit?
Fillimisht e kisha nëkrah, por kur mori flakë hyrja e fabrikës dhe kishte vetëm shpërthime të vogla, e kam parë të shtrirë në fushë. Nuk di nëse ishte gjallë apo e vdekur. Nuk kisha mundësi për ta shpëtuar, sepsemë mori vala e njerëzve. Që nga ai moment, nuk e kam parë më.