E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia sërish në zgjedhje? E pamundur Qeveria e re

Ka dështuar edhe përpjekja e socialistëve për të krijuar qeveri koalicioni në Greqi. Në takimin e fundit që ka patur Venziellos me kreun e Aleancës të së Majtës Radikale, mbrëmjen e së premtes, nuk është rënë dakord për politiken që do të ndjekë kjo qeveri dhe janë hedhur akuza të ndërsjellta nga dy partitë për këtë çështje.

Kjo ishte tentativa e tretë për krijimin e qeverisë, pas dëshimit të Andonis Samaras të Demokracisë së Re, që brenda pak orësh pas mandatimit nga presidenti Papulias, dorëzoi mandatin tek kreu i të majtëve radikalë, parti e renditur e dyta në zgjedhjet e 6 majit. Por as radikalët nuk mundën të ndërtojnë koalicionin që u jep 150+1 deputetë në parlamentin 300 vendësh grek.

Pas këtyre zhvillimeve, të shtunën pritet që kreu i PASOK-ut, Venizellos të dorëzojë mandatin tek presidenti Papulias, i cili mund të propozojë formimin e një qeverie nga të gjitha forcat parlamentare. Nuk dihet nëse në këtë propozim të kreut të shtetit grek do të jenë edhe neo-nazistët.

Nëse edhe ky skenar nuk realizohet (në dukje i pamundur), grekët do t`u drejtohen sërish kutive të votimit, pas 3 ose katër javëve.

Pasiguria nëse Greqia do të formojë një qeveri që do të paguaj kreditë e saj po kërcënon tërë Eurozonën, në një kohë kur partitë radikale greke kanë fituar një pjesë të madhe të votave. Politikanët gjermane dhe ata të BE e kanë mbajtur lart presionin mbi politikanët grekë duke paralajmëruar se Greqia duhet zbatojë kushtet e marrëveshjes. Ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle theksoi se e ardhmja e Greqisë në Eurozonë qëndron në duart e Greqisë.
Ndërsa më i ashpër ishte ministri gjerman i financave Wolfgang Shable, i cili tha se Evropa nuk do të fundoset nëse Greqia largohet nga Eurozona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›