Kroacia drejt njohjes së martesave të homoseksualëve

Kroacia planifikon të njohë martesat mes personave të të njëjtës gjini, ka thënë kryeministri i këtij vendi Zoran Milanoviç, duke rritur mbrojtjen ligjore për çiftet homoseksuale.
"Ne po flasim për partneritete të regjistruara, që është një lloj standardi më i lartë nga ai që kemi tani," tha Milanoviç për gazetarët.
Përmirësimi i pozitës juridike të çifteve homoseksuale ishte një nga premtimet e bëra nga Partia Social Demokratike e tij gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare.
"Ky ishte programi ynë. Unë shpresoj se populli i Kroacisë ta pranojë atë. Është thjesht një formë e ndjeshmërisë sociale dhe mirësjelljes për zgjerimin e lirisë, "tha Milanoviç.
Opozita konservatore Bashkimi Demokratik Kroat kundërshton fuqishëm planin.