E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Fatbardha Tafës, arrest me burg për Aldo Hoxhën

Gazeta Shqip

20-vjeçari është i akuzuari kryesor për vrasjen e 37-vjeçares, më 7 gusht, tek Fusha e Aviacionit

Gjykata e Tiranës vendosi  masën e sigurisë arrest me burg për 20-vjeçarin Aldo Hoxha, i dyshuari kryesor për vrasjen e Fatbardha Tafës gjatë një tentative për ti vjedhur varësen e floririt që mbante në qafë

Procesi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës ndaj 20-vjeçarit nisi pas një ndërprerje prej 30 minutash të kërkuar nga avokati mbrojtës i tij, Arben Qeleshi, i cili kërkoi kohën e nevojshme për t’u njohur me aktet dhe dosjen hetimore.

Sipas prokurorisë, ka prova të sigurta që faktojnë akuzat ndaj të akuzuarit Hoxha dhe një nga prova kryesore ndaj të tij është fija e flokut të viktimës të gjetur në kapelën ngjyrë jeshile të errët të 20-vjeçarit, e cila përputhet me atë të përshkruar edhe nga motra e viktimës, Tafa e cila mbeti edhe vete e plagosur gjatë agresionit.

Pas kësaj, gjykatësi Neritan Cena pranoi kërkesën e organit të akuzës për caktimin e masës arrest me burg ndaj Hoxhës.

Aldo Hoxha u arrestua tri ditë më parë, pas një sërë operacionesh intensive të forcave të policisë së kryeqytetit dhe pasi u shoqëruan në Komisariat një numër i madh kontigjentesh kriminalë, mes të cilëve motra e viktimës, Lumturie Gjana ka identifikuar 20-vjeçarin. Ndërkohë, hoxha nuk e ka pranuar në asnjë moment krimin, duke u shprehur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 37-vjeçares Fatbardha Tafa, madje edhe të afërmit e tij kanë nxjerrë alibinë se djali i tyre, ditën e ngjarjes ka qenë në shtëpi gjatë gjithë kohës.
Fatbardha Tafa u qëllua për vdekje me thikë nga dy të rinj me motor në tentativë për ti grabitur varësen e floririt që mbante me vete. Në ngjarjen e rëndë, të ndodhur pasditen e 7 gushtit në zonën e Fushë së Aviacionit, mbeti e plagosur edhe motra e saj, Lumturie Gjana.

14 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Vrasja e Fatbardha Tafës, arrest me burg për Aldo Hoxhën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›