E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 3 të vrarë nga të shtënat me armë në Teksas

14-08-2012 / Gazeta 55

Policia ka njoftuar se është vrarë personi i armatosur, i cili mbrëmë vonë i ka vrarë dy persona, gjatë të shtënave që ndodhën afër një kompleksi universitar në shtetin Teksas.

Gjatë të shtënave afër Universitetit Teksas A&M, në Kolexh Stejshën, pos personit të armatosur, janë vrarë një polic dhe një civil, ndërsa janë plagosur tre policë dhe një grua.

Ky incident ndodhi në periudhën kur në Shtetet e Bashkuara mbretëron shqetësim lidhur me dhunën me armë.

Muajin e kaluar, një person pat vrarë 12 vetë dhe plagosur afro 60 të tjerë në një kinema në Kolorado, ndërsa më 5 gusht, nga të shtënat e një personi të armatosur në tempullin Sikh në Uiskonsin, u vranë gjashtë vetë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›