Greqia shton pasiguritë për vendet e Ballkanit
Raporti
Gjashtë vende në Europën Juglindore, Mal i Zi, Maqedoni, Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina, po përballen me një ngadalësim të konsiderueshëm të rritjes ekonomike si pasojë e pasigurive në rritje në Eurozonë, thuhet në raportin e zhvillimeve ekonomike të Evropës Juglindore, i publikuar dje nga zyrat rajonale të bankës. Në periudhën afatshkurtër, thuhet në raport, disa vende duhet të ndërmarrin një konsolidim fiskal të qëndrueshëm për të ndryshuar dinamikën negative të borxhit dhe për të vendosur bazat për një rritje dinamike afatgjatë. Në të njëjtën kohë, vendet po përballen me axhenda reformash strukturore të rëndësishme për të përmirësuar produktivitetin dhe konkurrueshmërinë dhe për të reformuar tregjet e tyre të punës dhe sektorët publikë. Pas një rritjeje prej 2.2 për qind në vitin 2011, shenjat e para tregojnë që gjashtë vendet e Europës Juglindore po përjetojnë një ngadalësim të konsiderueshëm në 1.1 për qind rritje për 2012, thotë eljko Bogeti, Ekonomisti kryesor për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore dhe autor i numrit të dytë të serisë së raportit gjashtëmujor mbi zhvillimet ekonomike në EJL. Megjithëse ulja e rritjes ekonomike në 1% është një rënie e konsiderueshme, Bogetiç theksoi se shifrat mund të keqësohen me tej, në varësi të faktit se si do të zgjidhet kriza ekonomike në Greqi. Është e rëndësishme të theksohet se ky parashikim bazë nënkupton një zgjidhje normale të krizës greke dhe mbajtjen nën kontroll të përhapjes më të gjerë të saj, thotë ekonomisti, duke vënë në dukje se kjo nxjerr në pah rëndësinë e forcimit të rezervave fiskale dhe financiare në të gjitha vendet.
Greqia shton pasiguritë për vendet e Ballkanit burimi: Gazeta Shqip