Bode: Na duhet një skemë e re sigurimesh

Ministri i financave, Ritvan Bode / Foto arkiv
Ministri i Financave, Ritvan Bode, tha sot se, Shqipërisë i duhet një skemë e re sigurimesh.
Duke folur në një aktivitet të mbajtur me rastin e 20-vjetorit të krijimit të Institutit të Sigurimeve, Bode theksoi se, sistemi i sigurimeve në vend, pavarësisht përmirësimeve, është i brishtë dhe me deficite.
Sipas tij, hartimi i një skeme të re sigurimesh duhet të bëhet në bashkëpunim me opozitën. / G.N.