E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia i kërkon Evropës reagim për krizën ekonomike

Ministri japonez i Financave, Jun Azumi i kërkoi Evropës të reagojë në mënyrë të përgjegjshme për frenimin e krizës së borxhit që po kërcënon ekonominë botërore.

"Qëllimi është kapërcimi i krizës dhe Evropa në mënyrë të veçantë duhet të reagojë në mënyrën e duhur dhe të përgjegjshme', theksoi Jun Azumi, sipas propozimeve të raportuara nga mediat japoneze.

Drejtuesit japonezë tregojnë një shqetësim në rritje përballë problemeve të borxhit në zonën euro, në momentin ku Spanja, ekonomia e katërt në Evropë dhe sektori i saj bankar janë të kërcënuara.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›