E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia siguron miratimin e paketes se re prej 170 miliarde dollaresh

Pas muaj negociatash Greqia ka siguruar miratimin perfundimtar te nje pakete te re shpetimi financiar prej 170 miliarde dollaresh e dyta ne dy vjet.

Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker tha sot se kesti i pare prej me shume se 51 miliard dollaresh do ti jepet qeverise se Athines ne disa pjese. Paketa se bashku me marreveshjen me kreditoreve private te Greqise per te eliminuar 142 miliard dollare nga borxhi i saj synon te mos lejoje falimentimin dhe te mbaje financimin e qeverise deri ne vitin 2014.

Junker e cilesoi paketen financiare te shpetimit si nje mundesi unike per Greqine qe nuk duhet humbur dhe tha se vendi duhet te ruaje nje angazhim te forte per te vene ne jete masat shtrenguese qe ka miratuar dhe qe synonjne shkurtimin e deficiteve buxhetore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›