Ekspertet Ushtari i ndaluar per vrasjen e 16 civileve afgane ka gjasa ti nenshtrohet nje gjyqi ushtarak

Zyrtare amerikane dhe afgane thone se ushtari doli nga baza e tij dhe sulmoi banoret e fshatit shume prej te cileve gra dhe femije.
Banoret thone se ai gjithashtu i vuri zjarrin disa prej trupave te viktimave.
Eksperte te se drejtes ushtarake te Shteteve te Bashkuara thone se ne qofte se hetimet nxjerrin ne drite prova te mjaftueshme ndaj rreshterit te ushtrise do te ngrihen akuza dhe ai do ti nenshtrohet nje gjyqi ushtarak.
Eugene Fidell jep leksione te se drejtes ushtarake ne Fakultetin e Drejtesise te Universitetit Yale.
Do te kete avokate nga te dyja palet. Do te kete nje gjykates ushtarak nje juri prej te pakten 5 anetaresh dhe nese akuzat parashikojne edhe nje denim te mundshem me vdekje juria do te perbehej nga te pakten 12 anetare.
Parlamenti i Afganistanit i denoi vrasjet dhe i beri thirrje Shteteve te Bashkuara te nxjerre para drejtesise pergjegjesit me ane te nje procesi gjyqesor publik dhe ti denoje ata.
Zoti Fidell thote se gjasat jane qe i dyshuari te mbahet nga Shtetet e Bashkuara.
Nuk ka aspak mundesi qe ky individ ti dorezohet sistemit gjyqesor afgan. Por duhet patur parasysh se gjyqet ushtarake jane te hapura per publikun. Pra do te ishte nje gjyq me dyer te hapura edhe per publikun dhe mediat afgane.
Kjo masaker eshte incidenti i fundit i nje sere veprimesh te trupave nderkombetare qe kane shkaktuar reagime te ashpra ne Afganistan perfshi djegjen e librave te Kuranit ne nje baze ushtarake amerikane. Keto ngjarje mund te vene ne rrezik negociatat delikate mbi nje marreveshje strategjike lidhur me rolin e Shteteve te Bashkuara ne Afganistan pas largimit nga vendi te trupave luftarake ne vitin 2014.
Richard Weitz eshte analist i ceshtjeve ushtarake i Institutit Hudson.
Efekti afatshkurter eshte se do te jete me e veshtire te arrihet marreveshja mbi statusin e trupave. Ky problem u shfaq edhe ne Irak. Arsyeja per te cilen irakianet refuzuan ti jepnin forcave te armatosura te Shteteve te Bashkuara imunitet ligjor bazohej pikerisht mbi sjellje jo te rregullta te trupave amerikane gjate kohes se pushtimit. Ka shqetesime se nje situate e tille mund te perseritet ne Afganistan.
Zyrtaret thane se ushtari u vetedorezua pas masakres.
Eugene Fidell i Universitetit Yale thote se rreshteri mund te jete duke u mbajtur jashte Afganistanit.
Nuk mund te perjashtohet mundesia qe ai te jete transferuar. Ekziston nje detyrim per mbrojtjen ndaj dhunes hakmarrese te personave te ndaluar dhe nuk do te habitesha nese do te kishte tentativa per vrasje ndaj tij pervecse nese ne marrim masa te forta per te parandaluar nje gje te tille.
Si Presidenti Barack Obama ashtu edhe Sekretari i Mbrojtjes Leon Panetta kane shprehur ngushellimet e tyre dhe kane premtuar hetime te plota.