E Diel, 1 Nëntor 2026

Britania për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë: Shkelje e ligjit ndërkombëtar

Pas Francës dhe Gjermanisë edhe Britania e Madhe ka bërë thirrje për anullimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. Sekretari britanik për Evropën, Dejvid Lidington, ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në terrirtoin e Kosovës, paraqet shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, Lidngton thekson se “mirëpret deklaratën e kryetares së Kuvendit të Serbisë se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale më 6 maj duhet të jetë në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Serbisë.

“Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në territorin e Kosovës, do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkomëbtar. Në këtë rrafsh, mirëpres qëllimin e Serbisë që të konsultohet me të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombëtare sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve në territorin e Kosovës,” ka thënë Lidington.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›