E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia mbështet SHBA-në, ofron bazë ajrore për ISAF

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov deklaroi se qeveria ruse do të diskutojë propozimin, i cili për herë të parë lejon koalicionin e udhëhequr nga SHBA të përdorë një bazë ajrore ruse për kalimin e trupave dhe pajisjeve ushtarake për në Afganistan.

Duke folur para Dumës Shtetërore, Lavrov, dukej se e mbështet propozimin që misioni ISAF të përdorë bazën ajrore Ulianovsk në lumin Volga, duke thënë se kjo do të ishte në interesin kombëtar rus dhe nga kjo do të përfitonte siguria ruse.

Moska më herët është pajtuar që t`i ofrojë SHBA-së dhe vendeve të NATO-s korridore ajrore dhe rrugë hekurudhore për transportin e furnizimeve për dhe nga Afganistani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›