Greqia tremb Europën, fundosen bursat
Mundësia gjithmonë e më reale e një falimentimi të Greqisë dhe dalja e saj nga euro, ka fundosur bursat europiane duke i cuar titujt e disa institutesh kredie në nivele të paprekura që prej falimentimit të Lehman Brothers. Në fund të ditës Milano kishte humbur 3.89%, Frankfurti 2.27% dhe Londra 1.36%. Ditën më të vështirë e kaloi Parisi, ku Cac 40 ra me më tepër se 4.03% dhe tre bankat më të mëdha – Bnp Paribas, Societe Generale dhe Credit Agricole – humbën më tepër se 9%, pasi regjistruan një minimum prej 12% gjatë ditës.
Duket se për fundosjen e titujve të instituteve të kredisë franceze, kanë ndikuar obligacionet greke që institutet zotërojnë. Këto obligacione mund të sjellin një ulje në klasifikim të instituteve të kredisë, nga ana e Moody’s. Në vështirësi të mëdha gjenden edhe bankierët italianë, me Unicredit dhe Intesa Sanpaolo që shënojnë dy rëniet më të mëdha të ditës, me 10.91% dhe 9.54%.
Rënia e tregjeve filloi që në orët e para të mëngjesit, shenjë që iniciativat e marra nga qeveria greke nuk arritën të fshinë besimin gjithmonë e më të përhapur se qeveria gjermane ka hequr dorë nga shpëtimi i Athinës.
Klima e rëndë e orëve të fundit u derdh në tregjet e borxheve sovrane. Në rritje diferenca (spread) ndërmjet titujve 10 vjecarë italianë dhe atyre gjermanë, pasi shënoi një maksimum prej 385 pikësh në orën 17:20 zbriti në 382. Pjesërisht meritë e blerjeve të obligacioneve të bëra javën e shkuar nga banka qendrore europiane: 13.96 miliard euro.
Thesari italian është detyruar këtë mëngjes të ofroj tituj një vjecar me një rendiment prej 4.153%, përkundrejt 2.959% të një muaj më parë. Interesa të larta por jo nëse i krahasojmë me atë grekë që kaloi 60% pak orë më parë.
Mbyllet pozitivisht bursa e Wall Street. Me Doë Jones që rritet me 0.63%, Nasdaq u rrit me 1.10% dhe S&P 500 u rrit me 0.70%.
(a.h/BalkanWeb)