E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit, kreu i Gjykatës Vlorës: Mesazh i mafias

Asnjë seancë gjyqësore nuk është zhvilluar këtë të hënë në gjykatën e Vlorës, në nderim të gjyqtarit të ekzekutuar pak ditë më parë me një shpërthim në qendër të qytetit bregdetar. Gjykata e Vlorës i është bashkuar kështu nismës së unionit të gjykatave në nderim të figurës së Skerdilajd Konomit, i cili prej disa vitesh punonte pranë kësaj gjykate. Ne një konferencë për shtyp, kreu i gjykatës së Vlorës
Artur Malaj, e ka cilësuar vrasjen një mesazh të mafias, ndërkohë që ka apeluar për shtimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve, jeta e të cilëve sipas tij është e kërcënuar.

Në zyrën ku deri pakë ditë më parë ishte ulur gjyqtari Skerdilajd Konomi janë vendosur një buqetë lule dhe Fotografia e Tij. Gjyqtari u vra pak ditë më parë në një ekzekutim mafioz, ku automjeti me të cilin po qarkullonte ra pre e një shpërthimi me lende eksplozive, e vendosur aty nga persona ende të paidentifikuar, ndërkohë që ngjarja mbetet ende mister.

Gjyqtarët e gjykatës së Vlorës kanë dalë sot në një konferencë shtypi në kujtim të kolegut të tyre Skerdilajd Konomi, gjykatësi 33 vjecar i cili ngeli i vdekur si pasojë e shpërthimit disa ditë më parë. Të veshur me uniformat e tyre gjykatësit janë rreshtuar duke mbajtur përpara fotografinë e ish kolegut të tyre, një buqetë lule dhe një qiri të ndezur.
Fjala është mbajtur nga kryetari i gjykatës së Vlorës Artur Malaj i cili fillimisht ka falënderuar mediat për pasqyrimin e ngjarjes e cila është më e rënda në vitet e fundit në rrethin e gjyqësorit duke e krahasuar atë me vrasjen mafioze të Xhovani Falkone në Itali ku më shumë sesa një vrasje ishte një mesazh i mafies ,gjë e cila është e njëjta edhe në këtë rast ku vrasja e Skerdilajdit u bë në një mënyrë makabre dhe në mes të qytetit. Malaj ka apeluar që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe që kushdo që ka informacion ta japë atë pranë organeve përkatëse.
Kreu i gjykatës së Vlorës Artur Malaj është shprehur se gjyqësori është shumë i pambrojtur në këtë luftë me krimin . Ai ka shtuar se shteti duhet të punojë më shumë me sigurinë fizike të gjyqtarëve pasi ngjarje si kjo mund të përsëriten ,kështu që vdekja e Skerdilajdit të jetë një mesazh për mungesën e sigurisë, pasi lufta mes krimit dhe gjyqësorit është një luftë e ashpër.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›