Korçë, zjarri rrezikon 5 banesa të një lagjeje, zjarrfikëset nuk kanë ujë
KORÇE-Një zjarr i madh që ka shpërthyer në prej kodrave mbi një lagje të qytetit të Korçës, ka alarmuar mbrëmjen e së hënës banorët e zonës.
Zjarri që ka nisur në mbrëmje në kodrat e një prej lagjeve periferike të qytetit atë të gurores, po rrezikon seriozisht 5 banesa. Në mungesë të zjarrfikëses, banorët nisën personalisht të shuajnë flakët me mjete rrethanore.
Por, edhe pas mbërritjes se zjarrfikëses, situata nuk pati përmirësim, pasi botet nuk kishin ujë mjaftueshëm.
Zjarri, shkaqet e të cilit ende nuk dihen, po favorizohet dhe nga era. Për t'u ardhur në ndihmë të banorëve, u bashkuan dhe efektivë të policisë. Me mjete rrethanore janë ngritur breza të mëdhenj dheu për të mënjanuar drejtimin e flakëve të zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)