E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia vazhdon zinxhirin e shkurtimeve buxhetore

Zyrtarët grekë të financave kanë vazhduar përpjekjet për finalizimin e shkurtimeve të reja buxhetore, në shkëmbim të ndihmës nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Ministri i Financave, Evangelos Venizelos, tha se “autoritetet janë pranë mbylljes së një vrime prej 325 milionë eurosh në buxhet, ndërsa presidenti i vendit, Karlos Papolias, ka rënë dakord të heqë dorë nga paga e tij presidenciale, si pjesë e përpjekjeve”.

Ministrat e Eurozonës pritet të mblidhen sot për të diskutuar ndihmën prej 130 miliardë eurosh për Greqinë, të nevojshme për ta parandaluar këtë vend nga falimentimi. Zyrtarët evropianë, megjithatë, kërkojnë më shumë shkurtime dhe garanci nga pala greke.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›