E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Zbogar:BE do të ndihmoj në integrimin e veriut

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë se misioni i BE-së përkrahë Kosovën në rrugën evropiane.

“Për këtë qëllim është vendosur që zyra e Komisionit Evropian në Kosovë të jetë edhe ajo e përfaqësuesit të BE-së për Kosovë”, ka thënë Zbogar gjatë takimit me kryetari e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Sipas tij, gjatë dhjetorit të vitit të kaluar BE-ja ka ndërmarrë vendime të rëndësishme për Kosovën, përfshirë fillimin e procesit për liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale tregtare si dhe proceset tjera që do të vazhdojnë.

Ai e cilësoi të rëndësishme procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe ndihmën që BE-ja është e gatshme ta ofroj në këtë aspekt e që nënkupton integrimin e veriut, përfaqësimin rajonal të Kosovës etj.

Në anën tjetër, Mustafa ka thënë se LDK-ja ka pasur vërejtjet e saj rreth fillimit të procesit të dialogut Kosovë -Serbi,  ndaj aspektit të përgatitjes jo të duhur, axhendës jo të qartë, dhe qasjes jotransparente ndaj Parlamentit dhe opinionit publik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›