Indi, një fshat i tërë zhvendoset për të mbrojtur tigrat

Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët lokalë të cilët thonë se më shumë se 350 persona nga 82 familje në fshatin Umri, në Sariska, janë zhvendosur për në një tjetër vend.
Numri i Tigrave është tkurrur në mënyrë alarmante në Indi përgjatë dekadave të fundit. Një census i kryer në vitin 2011 thonë se në vend ka rreth 1 700 tigra të egër. Ndërsa vetëm një shekull më parë, numri i tigrave në Indi mendohet të ketë qenë rreth 100 000.
Umri është fshati i dytë në Sarska që zhvendoset në përpjekje për të siguruar kushte më të mira për tigrat dhe që të shtohet numri i tyre.
Një zyrtar lokal tha për “BBC”-në se në këtë zonë janë rreth 11 fshatra me rreth 2500 banorë që duhet të zhvendosen njëri pas tjetrit në mënyrë që të mbrohen tigrat./Start/F. P/
2012-02-15 11:40