E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja britanike paralajmëron për sekularizimin militant

Këto komente, Warsi i bëri teksa udhëhiqte një delegacion të profilit të lartë në një vizitë zyrtare në Vatikan.

“Frika ime është se, sot, sekularizmi militant po merr peng shoqëritë tonë. Ne e shohim këtë në një sërë shenjash: kur simbole fetare nuk mund të vishen apo mbahen në ndërtesat qeveritare dhe ku feja po mënjanohet dhe reduktohet në sferën publike”.

“Për mua një nga aspektet më shqetësuese lidhur me këtë sekularizim militant është se në thelb dhe në instikt është thellësisht jotolerant. Ai demonstron tipare të ngjashme me regjimet totalitare – u mohon njerëzve identitetin fetar ngase i frikësohet konceptit të identiteteve të shumëfishta”.

Gjatë vizitës në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Vatikantit dhe Britanisë së Madhe, ajo do të nënvizojë se nuk po bën thirrje për teokraci por për një rol më të qartë të fesë në jetën publike./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-15 10:04
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›