Greqia vendi me i korruptuar ne Bashkimin Europian
Greqia perceptohet si vendi me i korruptuar ne Bashkimin Europian duke u renditur madje pas Bullgarise dhe Rumanise e duke pasur te njejtin pikavarazh si Kina. Behet fjale per klasifikimin vjetor te indeksit te korrupsionit qe publikohet nga Transparency Intrenational. Thuajse nje vit pas ardhjes se Kryeministrit grek Papandreu ne pushtet pas fitores ne zgjedhjet e pergjithshme ai i ka shpallur lufte korrupsionit dhe administrimit te keq. E megjithate kete vit Greqia ka shenuar renie ne klasifikimin e indeksit te korrupsionit. Ne kete liste perfshihen 178 vende dhe Greqia zuri vendin e 78 dhe prane saj renditen edhe nje sere vendesh te tjera si Kina Kolumbia Lesotho Peruja Serbia dhe Tajlanda.
Shtetet me te reja anetare te Bashkimit Europian Rumania dhe Bullgaria te cilat nje vit me pare renditeshin ne te njejtin pozicion me Greqine e kane distancuar tashme veten prej saj dhe perkatesisht ndodhen ne pozicionin e 69 dhe te 73. Indeksi perbehet nga 13 eksperte te ndryshem dhe sondazhe biznesesh te kryera ne harkun kohor janar 2009 - shtator 2010.
Javen e kaluar nje zyrtar i larte grek fajesoi korrupsionin e jashtezakonshem me te cilin po perballet vendi i tij si dhe sistemin shume kaotik te kujdesit shendetesor per koston e miliarda dollareve te eurove ne vit. Shpenzimet farmaceutike ne Greqi jane dyfishuar gjate kater viteve te fundit dhe aktualisht behet fjale per 9 miliarde euro ne vit ose dyfishi i Belgjikes e cila ka thuajse te njejten siperfaqe me Greqine ka deklaruar Stefanos Komnios kreu i departamentit te tregtise te ministrise se zhvillimit. Nje pjese shume e madhe e shpenzimeve eshte para e zeze qe qarkullon mes atyre qe vendosin recetat per ilacet e ndryshme ka vazhduar ai.
Ne prill Greqia u detyrua qe te reduktonte ndjeshem shpenzimet publike dhe tia hapte llogarite publike auditeve te huaj si pjese e paketes prej 110 miliarde dollare te Fondit Monetar Nderkombetar dhe Bashkimit Europian. Kjo pakete ne fakt e shpetoi vendin nga falimentimi por nderkohe e ka vendosur ate nen mbikeqyrje te rrepte te eksperteve te huaj dhe mbi te gjitha i ka vene qeverise greke kushte shume te rrepta per te ulur brenda nje kohe te shkurter deficitin buxhetor. Por Greqia nuk eshte absolutisht e vetmja qe po perballet me nje problem te tille. Transparency ne sondazhet e saj tregon se thuajse tre te katertat e 178 vendeve jane ne situate te veshtire ekonomike. Se bashku me Greqine jane perkeqesuar gjithashtu edhe situatat ne Itali Hungari dhe Republiken Ceke dhe kjo krahasuar me te dhenat e nje viti me pare. Bashkimi Europian ka nxjerre ne pah edhe vende fituese si Danimarka vend ne te cilin qeverisja e mire dhe transparenca e pushtetit e ka mbajtur vendin per disa vjet rresht ne pozicionet optimale. Nder vende te tjera qe kane nje arritje shume te mire dhe nje klasifikim ne pikat me te larta te listes renditen edhe Zelanda e Re dhe Singapori.
Ne fund te indeksit renditen vende te tilla si Afganistani dhe Mianamari se bashku me Somaline te cilat kane perkatesisht edhe pikavarazhin me te ulet. Rusia ka bere gjithashtu hapa pas drejt fundit te klasifikimit pavaresisht fushatave te vaketa antikorrupsion te ndermarra nga Presidenti i vendit Medvedev. Nderkohe fqinja e Rusise Ukraina ka shenuar hapa pozitive.