E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, vijë të kuqe greke për kontestin e emrit

Athina zyrtare edhe me qeverinë e re të përkohshme do të mbajë vijën e kuqe në raport me zgjidhjen e kontestit të emrit me Shkupin.

Ky vlerësim jepet nga shumica e analistëve dhe qarqeve politike nga Demokracia e Re, partia që drejton diplomacinë me figurën e diplomatit me karrierë, Stavros Dhimas.

Analistët grek vlerësojnë se partia e djathtë Demokracia e Re në Greqi ka qëndrime të forta nacionaliste rreth çështjeve kombëtare, duke përfshirë edhe kontestin e emrit me Maqedoninë dhe problemet me Turqinë.

“As ministri i mbrojtjes nuk do të shpallë luftë me Turqinë, por as edhe ministri i jashtëm nuk do të nënshkruajë marrëveshjen me emrin me Shkupin”, shkruan gazeta “Reality News”, e cila bën të ditur se Demokracia e Re e Samaras udhëheq me dy ministritë kyçe, të mbrojtjes dhe të jashtme.

Analisti grek Jorgos Xogopulos thekson se ndryshimet e politikës së jashtme nuk do të ndikojnë në kontestin e emrit dhe se Greqia do të vijojë të mbajë vijën e kuqe në raport me Shkupin.

“Nuk ka çfarë të priten ndryshime. Greqia do të mbajë vijën e kuqe, për shkak se pas tre muajve do të ketë zgjedhje. Ministri Dhimas është një figurë e shquar diplomatike dhe ai do të vijojë të mbajë politikën e njejtë koherente”, theksoi Xogopulos.

Demokracia e Re si pjesë e koalicionit të përkohshëm me PASOK dhe LAOS kërkon që zgjedhjet e parakohshme të zhvillohen më së voni deri në muajin shkurt të vitit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›