E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia voton, Europa në ankth

Qëndrat e votimit janë hapur në Greqi në një votim historik për vendin që mund të vendosë nëse shteti helen qëndron në euro apo do të lërë monedhën e përbashkët europiane në një kohë kur tregjet globale financiare janë tronditur. Vota e së dielës i ngjan më shumë një referendumi për ato që janë cilësuar si terma ndëshkues nga liderët ndërkombëtarë si çmimi për shpëtimin e Greqisë nga falimentimi, humbja e vendeve të punës dhe shkurtime të mëtejshme të buxhetit.
 

Duke u mbështetur në zemërimin ndaj politikave që mbajën të fshehta ndaj popullit për hir të pushtetit, radikali i majtë lideri i Syrizas, Aleksis Tsipras kërcënon se do e grisë dhe do e refuzojë memorandumin duke thënë se Europa po luan blofin kur shprehet se Greqia mund të dalë nga zona e euros. Nga ana tjetër lideri i Demokracisë së Re, 61 vjeçari Antonis Samaras, shprehet se refuzimi i memorandumit do ta kthente vendin tek dhrahmia dhe në një gjendje dhe më të keqe ekonomike.

Asnjë parti nuk pritet të fitojë e vetme votat për të formuar qeverinë, e ndërsa kjo do të marrë kohë. Mediat thonë se kushdo që vjen në pushtet mandati i tyre do të jetë i shkurtër. Grekët e dërrmuar nga masat shtrënguese nuk duan të largohen euron, por as nuk duan kushtet e kreditimit. Në prag të votimit, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha është tejet e rëndësishme që zgjedhjet greke të japin në një rezultat për të formuar një qeveri që do ti përmbahet angazhimeve.

Zgjedhjet e së dielës nuk shihen vetëm si një votë që do të caktojë fatin e Greqisë, por dhe të vetë monedhës euro. Një fitore e Syrizës mund të shkaktojë trazira të vërteta në tregjet financiare globale, në një kohë kur në Meksikë pritet të mblidhet samiti i G20-ës, dhe ku në qendër do të jetë pikërisht kriza ekonomike që ka përfshirë zonën e euros.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›