E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i hedhë poshtë mediat serbe: Nuk plagosëm asnjeri

Forcat Paqeruajtëse të KFOR-it kanë hedhur poshtë njoftimet e mediave serbe në lidhje me plagosjen e dy pjesëtarëve të komunitetit serb gjatë aksionit të djeshëm për bllokimin e një rruge alternative (ilegale) të kalimit të kufirit midis Kosovës e Serbisë, në afërsi të Bërnjakut.

“KFOR-i konfirmon se trupat e tij kanë qëlluar tre plumba gome direkt në ajër, vetëm si paralajmërim, për të mos i lënë protestuesit të hipin në automjetin e KFOR-it. Ky incident ka ndodhur menjëherë pasi KFOR-i me sukses ka përfunduar një operacion, duke mbyllur fizikisht rrugën alternative të Portës 16 në afërsi të Bërnjakut, ku demonstruesit kanë arritur për të protestuar kundër këtij aksioni. Si rezultat, asnjëri nga protestuesit nuk ka marrë dëmtime”, thuhet në komunikatën e publikuar nga KFOR-i.
KFOR-it thekson se raportimi në disa media serbe për dy persona të plagosur në protestën kundër mbylljes së rrugës alternative të Portës 16, nuk është i saktë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›