E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burgaj: Të vendosur për të ndërhyrë në Lazarat

Policia e shtetit është e vendosur të ndërhyjë shumë shpejt në Lazarat. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Hysni Burgaj i cili shtoi se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e strukturave italiane për të monitoruar nga ajri ndërhyrjet në Lazarat.
 

Duke iu referuar operacioneve të policisë së Gjirokastrës për të parandaluar kultivimin e hashashit, Burgaj theksoi se këto operacione do të vijojnë edhe në ditët në vijim. "Aktualisht vazhdojnë tentativat për kultivim të lëndëve narkotike por policia do të ndalojë kultivimin e lëndëve narkotike dhe do kontrollojë të gjitha mjetet të cilët hyjnë dhe dalin nga Lazarati" shtoi Burgaj.
 

E gjithë policia është akivizuar në një operacion për të parandaluar fushatën e mbjelljes së lëndëve narkotike në fshatin Lazarat në Gjirokastër. Forcat e Drejtorisë së policisë në Gjirokastër, mbështetur nga dy grupe të Forcave të ndërhyrjes së shpejtë dhe dy grupe Delta kanë nisur një aksion të gjerë, duke shoqëruar dhjetëra persona në komisariat, të cilit ishin nisur drejt Lazartit për tu punësuar në mbjelljen e lëndëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›