E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Greqi, votojë liderët kryesorë

Në mes të pasigurisë dhe frikës në pritje të rezultatit të zgjedhjeve në Greqi duket se edhe liderët e partive kryesore nuk lëshojnë pe në qëndrimet e tyre. Antonis Samaras lideri i Partisë “Demokracia e re” tha se sot flet populli grek, nesër fillon një epokë të re për Greqinë ndërsa ushtroi të drejtën e votës.

I bindur në atë që do të sjellë kjo e djelë lideri i bllokut të majtë Syriza, Aleksis Tsipras tha se grekët sot mposhtën frikën. "Sot ne hapim rrugën e shpresës për popullin tonë, të bashkuar me dinjitet dhe krenari. Për një Greqi sociale, të drejtësisë dhe progresit, një anëtare të barabartë në një Evropë që ndryshon. Ne optimistë se ardhmja i takon mbartësit të shpresës. Ne do të fitojmë" shtoi ai.

Më skeptik në atë që pritet të ndodhë pas mbylljes së qëndrave të votimit u shpreh kreu i pasok Evangelos Venizelos ndërsa theksoi se nesër vendit i duhet një qeveri, që do të nxjerrë vendin vendin nga kriza. Për Venizelos kjo është përgjegjësi e përbashkët.

Pothuajse dhjetë milionë grekë me të drejtë vote do të përcaktojnë nëse e ardhmja e Greqisë do të jetë brenda apo jashtë Eurozonës.
Ndërkohë mediat ndërkombëtare po pasqyrojnë hap pas hapi zhvillimet e fundit në shtetin Helen.
 

Parashikimet e sondazheve konstatojnë se rezultati i zgjedhjeve është i shumë vështirë për t`u përcaktuar , dhe mbi të gjitha formimi i një qeverie koalicioni nëse nuk ka një fitues të qartë në këto zgjedhje.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›