E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,e majta fiton zgjedhjet, Karamanlis uron Papandreun

Lideri socialist ka shpallur tashmë fitoren e tij, ndërsa kryeministri në largim Kosta Simitis i ka uruar fitoren kundërshtarit të tij. Pas njohjes së humbjes, Karamanlis dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë.  “Kemi shume punë përpara. Ështe një përgjegjësi e madhe por jemi të gatshëm të ecim përpara”- u ka thënë mbrëmë Papandreu, 57 vjeç mbështetësve të tij të mbledhur në Athinë. Papandreu premtoi stimulimin e ekonomisë me një paketë prej 4.5 miliard dollarësh

Me 87% të votave të numëruara, partia e qendrës së majtë, PASOK kryeson me 43% - duke i dhënë asaj rreth 159 vende nga 300 që janë në Parlament, të mjaftueshme për të formuar një qeveri, ndërsa partia e qendrës së djathtë Demokracia e Re mori 34%, duke marrë 95 vende në Parlament. Sipas Exit Polleve komunistët e Kke do të marrin 7.3- 8.3% ose 20-22 deputetë. Eurokomunistët e Syriza do të kenë 3,9-4,9% të votave me 11-13 deputetë, e djathta ekstreme e Laos 5.6 % me 14-16 deputetë. Ndërsa partia e gjelbërt është në limitet me 3 % të votave.

Loja e rrezikshme e Kostas Karamanlisit për të thirrur zgjedhje të parakohshme dështoi në mënyrë spektakolare- shkruan sot BBC.  Kreu i partisë konservatore tha se qeverisë së tij iu desh të mbarte peshën kryesore për krizën më serioze në vend që pas luftës. Zoti Karamanlis shtoi se kishte prezantuar manifestin më realist të mundshëm, që kishte si qëllim ta nxirrte Greqinë nga bataku ekonomik.

Por shtetasit nuk e pranuan këtë dhe ai respektoi dëshirat e tyre. Socialistët fitues e përshkruan susksesin si një përgjegjësi plot nderim. Ata premtuan të bëjnë çdo gjë që është e mundur nga ana njerëzore për të patur një madant të frytshëm katërvjeçar për të gjithë grekët.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›