E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshime për të ndaluar zvarritjen e proceseve gjyqësore

“Do të bëjë ndryshimet e duhura në legjislacion në mënyrë që kushdo që tenton të abuzojë më pas me procedurën të këtë hapësirë të mbyllur”, tha Ministri Nishani në një intervistë, duke informuar se për këtë qëllim do të ngrihet dhe grupi i punës që do të përbëhet nga përfaqësues të gjyqësorit, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Dhomës së Avokatisë, organit të Prokurorisë.
     
Duke theksuar se çështja e shtyrjes së seancave gjyqësore është kthyer në shqetësim e bërjes së drejtësisë, e zbatimit të drejtësisë, Nishani informoi se në kuadër të kësaj problematike ka pasur një takim me drejtuesit e Dhomës së Avokatisë në Shqipëri.
     
Në këtë kontekst, Ministria e Drejtësisë ka menduar të shikojë një amendim të legjislacionit përmes një grupi pune të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë por edhe palëve të tjera të interesit, në mënyrë të tillë që të përcaktohet se cila do të jetë ndërhyrja në këtë amendim dhe legjislacion për të ngushtuar të gjitha hapësirat që mund të përdoren për të abuzuar me procedurën.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›