E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grabiti foshnjën shqiptare në maternitet, pranga grekes

ATHINE-Një bebe e sapolindur e nje cifti shqiptar u rrëmbye sot herët në mëngjes në maternitetin  "Elena" në Athinë duke vënë në alarm policinë e Athinës e cila kapi pas disa oresh ne nje lagje periferike ne perendim te Athines grabitësen së bashku me foshnjën në duar . Ngjarja ngriti në këmbë dhe Ambasadën shqiptare në Greqi. Ambasadori shqiptar Vili Minarolli bëri të ditur nga vendngjarja për TVNews24, se bebja e grabitur u gjet shëndoshë e mirë dhe se gabitësja ishte një grua greke punonjëse e spitalit e cila rrëmbeu beben vajzë të sapolindur nga krevati i nënës shqiptare rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Bebja iu kthye me një patrullë policie nënës shqiptare, Brunilda Shquti e cila sapo e ka marrë foshnjen e ka vënë menjëherë në gji. Ministria e Shendetesise greke tronditet nga rasti.
Grabitja nga shtrati
Bebja e sapolindur u rrembye nga materniteti "Elena" në Athinë. Ngjarja ndodhi rreth ores 04:00 në zbardhje te dites se sotme. Pak ore pas ngjarjes ambasadori shqiptar ne Athinë, Vili Minarolli konfirmoi per TVNews24 lajmin se çiftit shqiptar Agron dhe Brunilda Shquti nga Lezha me banim ne Athine iu grabit ne maternitet bebja vajze e sapolindur. 
Ne momentin e rrembimit foshnja ka qene ne dhomen e nenes ne nje krevat te vogel vendosur prane shtratit te prindit.
“Nëna flinte gjumë në momentin që ndodhi rrëmbimi në dhomën e saj. Nëna pohon se i ka dëgjuar hapat e rrëmbyesit dhe në atë moment është zgjuar dhe ka parë që pranë krevatit të saj mungonte bebja. Nena ka vene alarmin duke bertitur, por grabitesi eshte larguar shpejt”, tregon Minarolli.
Spitali u vu nen alarm dhe ne kerkimin e bebes shqiptare. Mjeket dhe infermieret mbyllen per momentin dyert e godines dhe nisen kontrollin ne ndertese.
Nga të njëjtat burime u mesua se forca të shumta policise se shtetit te Greqise nisen nje aksion te gjere kerkimor qe u perqendrua fillimisht brenda ambienteve te spitalit. Mediat greke raportuan lajmin se ne pyetje eshte marre mjekesor i maternitetit "Elena" dhe te afermit e foshnjes. Pas disa oresh nga grabitja femija u gjet ne banesen e nje gruaje, punonjese e maternitetit. Bebja iu kthye me një patrullë policie nënës shqiptare, Brunilda Shquti e cila sapo e ka marrë foshnjen e ka vënë menjëherë në gji
Rrembyesja
Pas kërkimit intensiv që zgjati deri në orën 11 e pak minuta të paradites së sotme, u mundësua kapja e grabitëses së bebes shqiptare. Gruaja u arrestua ne shtepine e saj ne lagjen Egaleo, ne perendim te Athines. Ambasadori shqiptar në Athinë, Minarolli bëri të ditur se informacioni për rrëmbyesen momentalisht është i rezervuar. “Bëhet e ditur se rrëmbyesja është një grua e moshuar greke, punonjëse në Maternitetin “Elena” në Athinë. Nuk dihen ende arsyet e rrëmbimit të foshnjës, me këto dhe të tjera policia po punon intensivisht” tha Minarroli.
Reagon MInistria e Shendetesise greke
Ngjarja në maternitetin "Elena" tronditi madje dhe Ministren e Shëndetësisë së Greqisë, zonjën Mariliza Xenoyiannakoupoulou, e cila urdhëroi administratën e saj të vihej në lëvizje. Policia tani është përqëndruar në rrethanat sesi ka ndodhur rrëmbimi. "Kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe do të hetohet thellësisht për të”, tha ministrja Xenoyiannakopoulou. Sipas saj do të vihen para drejtësisë përgjegjësit e kësaj ngjarje të shëmtuar. “Gjithashtu do të marrim masat që nevojiten që ngjarje të tilla të kësaj natyre të mos përsëriten më”, shtoi Minsitrja e Sëhndetësisë.

Dhoma në të cilën ndodhi ngjarja ndahet ka gjithsej nga 3 shtretër. Në momentin e rrëmbimit te foshnjes shqiptare se bashku me gruan lezhjane në dhomë ndodheshin dhe dy nëna të tjera që sapo kishin lindur bebet e tyre. Materniteti “Elena” është si të gjtihë maternitete e tjerë publik në Greqi që lejon nënta të mbajnë në dhomën e tyre bebet që këto ti ushqejnë vetë fëmijët e tyre me qumësht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›