Berisha: Pyetësori i KE-së, një provim për administratën shqiptare
TIRANë- Komiteti Ndërministror i Integrimit mori sot, në shqyrtim përgjigjet e pyetjeve të 7 kapitujve (nga 35 gjithsej) të pyetësorit të Komisionit Europian për Shqipërinë, që Kryeministri Sali Berisha e vlerësoi si "një lloj provimi për të gjitha ministritë, agjencitë, qeverinë dhe vendin në tërësi".
Kryeministri informoi se "në këtë proces janë angazhuar mbi 400 ekspertë të të gjitha fushave, si dhe dhjetra specialistë të huaj të vendeve mike që kanë kaluar me sukses këtë proces".
Pas miratimit të këtyre kapitujve në Komitetin Ndërministror, sipas Kryeministrit Berisha mbetet shumë e rëndësishme përkthimi i tyre në anglisht dhe kontrolli i përkthimit.
Kryeministri vlerësoi se gjetja e termave të përshtatshme ka një rëndësi të jashtëzakonshme, ndaj sipas tij, "duke u bazuar në fjalorin që ekziston mbi termat e pyetësorit, nevojitet krahasimi i tyre në anglisht".
Duke kërkuar kujdes të veçantë në çështjen e përkthimit, Kryeministri Berisha u shpreh se Brukseli do të vlerësojë variantin anglisht, ndaj kërkohet një përkthim kompetent i të gjithë kapitujve të pyetësorit.
"Sot do shqyrtojmë kapitullin 2 Lëvizja e Punëtorëve, kapitullin 5 Prokurimi Publik, kapitullin 13 Peshkimi, kapitullin 14 Politikat e Transportit, kapitullin 17 Politikat Ekonomike dhe Monetare, kapitullin 21 Politikat e Transportit Trans-europian dhe kapitullin 29 Doganat", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij "deri tani është punuar mbi 1/5 e dokumentit të KE-së, ndaj kërkohet përqendrim maksimal në mënyrë që ti paraqesim KE-së materalin e përfunduar në momentin më të parë të mundshëm".
Ndërsa Ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu vuri në dukje se deri tani në këtë proces janë përfshirë 1200 punonjës të administratës shqiptare.
Pyetësori i Komisionit Europian i'u dorëzua Kryeministrit Berisha në 16 dhjetor 2009, nga Kreu i Delegacionit të KE-së në Shqipëri, Ambasadoti Helmuth Lohan. Pyetësori i KE-së ka një volum prej 384 faqe dhe përmban 2.284 pyetje të ndara në 35 kapituj.
(d.b/BalkanWeb)