E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,miratohet bilanci 2012

Athinë – qeveria e koalicionit ka arritur me 245 vota në 300, aprovimin e ligjit të bilancit për vitin 2012, i cili përmban masat për të ulur raportin deficit/Pil, siç u ishte premtuar autoriteteve të BE dhe botërorë, kush i nevojshëm për të pasur një ndihmë të re prej 130 miliardë euro.

Tre partitë që mbështesin qeverinë e koalicionit të Lukas Papademos, kanë garantuar një mazhorancë të fortë për kalimin e ligjit, një paketë anti-krizë shumë jo popullor, e kundërshtuar nga protestuesit jashtë parlamentit që janë ndeshur me policinë edhe gjatë natës.

Kryeministri Papademos ka thënë se “Greqia duhet të tregohet e vendosur dhe sistemime në përpjekjet e saj, ndryshe historia nuk do të na e falë”.

Masat e parashikuara do të shtrëngojnë edhe më tej morsin rreth ekonomisë greke, e cila që nga 2009 vazhdon të jetë në recesion: parashikohen rritje të reja të taksave, shkurtime të rrogave të funksionarëve dhe ulje të pagave të sektorit publik.

Pas votimit të djeshëm dhe takimit ë rëndësishëm europian (në program të premten), të hënën priten në Athinë përfaqësuesit e trojkës Paul Tomsen i FMN, Mathias Mors i BE dhe Claus Mazuch i BQE. Përfaqësuesit e kreditorëve duhet të rishikojnë me qeverinë greke disa çështje ende të pazgjidhura që kanë të bëjnë me paketën e parë të ndihmës që iu dha Greqisë nga partnerët europianë në 2010. Bëhet fjalë për reforma strukturale që kanë të bëjnë me tregun e punës dhe liberalizimin e profesioneve të mbyllura, shërbimet publike, zhvillimi ekonomik dhe kompetiviteti i vendit.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›