E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, nis punën konsulli i ri grek: Jemi popuj miq

KORCE- Konsulli i ri i Greqisë në Korçë, Janis Pedhjosis është shfaqur dje për herë të parë publikisht, gati një muaj pas marrjes së detyrës. Diplomati grek ka zhvilluar një takim kortezie me kreun e Këshillit të Qarkut të Korçës, Gëzim Demçolli, ndërsa u shpreh se ekserienca e tij e hershme diplomatike do e ndihmojë të forcojë më tej lidhjen ndërmjet dy vendeve Shqipëri-Greqi.

“Shqipërinë e kam njohur nga afër në vitin 1997, kur jam emëruar edhe sekretar i dytë në Ambasadën greke në Tiranë, më pas në vitin 1999 kam qënë konsull i konsullatës greke më Gjirokastër, në këtë mënyrë i njoh mirë problemet me të cilat duhet të merrem. Lidhja mes dy popujve Shqipëri-Greqi është e fortë por unë do punoj edhe më tepër për forcimin e saj. Shpresoj që dhe konsullata të përkrahë lidhjen e ngushtë të dy popujve dhe të punojmë së bashku për forcimin e mëtejshëm të saj”, ka deklaruar konsulli grek Pedhjosis.

Diplomati nuk ka pranuar ndërkohë t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve. Pedhjosis erdhi në krye të konsullatës greke të Korçës në 15 nëntor, afro një muaj pas largimit të Theodhoro Ikonumus, i cili u bë i njohur për opinionin publik për shkak të deklaratave të tij anti-shqiptare.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›