E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robertson:Brenda 10-15 vjetësh Kosova në NATO

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson ka deklaruar se Kosova mund të jetë anëtare e NATO-s brenda 10-15 vjetësh. Sipas tij, Kosova, Moldavia Serbia,Gjerogjia madje edhe Suedia e Finlanda mund të jenë pjesë e aleancës në këtë hark kohor. George Robertson ka vlerësuar se është turp që Maqedonia nuk e mori ftesën për anëtarësim në NATO. Megjithatë, Robertson ka thënë se Maqedonia do të jetë pjesë e Aleancës Veri-Atlantike, ku brenda 10 apo 15 vjetëve e sheh edhe Kosovën."Është turp që Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO për shkak të bllokimit nga fqinji i saj, anëtare e Aleancës, theksoi ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›