Greqi,plani i masave anti-krizë do të votohet ditën e enjte
Ministria greke e Financave njoftoi ditën e marte dërgimin në parlament të projektligjit të dytë që përfshin masat e rrepta ekonomike të miratuara të dielën, për t'u votuar të enjten.
Ky projektligj pritet të miratohen nga shumica prej 160 ndër 300 deputetë që qeveria socialiste ka në parlament, ndërkohë që opozita e djathtë nuk ka bërë të ditur ende cilën linje do të miratojë.
"Masat me efekt të menjëhershëm përfshijnë rritjen e përqindjes së TVSH-së me dy pikë, rritjen e taksës për naftën, duhanin dhe alkoolin, zvogëlimet e tjera të pagave të sektorit publik dhe të pensioneve", shtoi ministria në një komunikatë. Kontrolli i parë i zbatimit të planit të masave të rrepta ekonmike, i miratuar në këmbim të zhbllokimit nga BE-ja dhe FMN-ja të ndihmës tre vjeçare prej 110 miliardë eurosh, do të kryhet në fund të qershorit nga përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të FMN-së, thuhet në këtë komunikatë.Vlerësimi, nga i cili do të varet zhbllokimi gradual i huave, do të vazhdojë më tej me një ritëm tremujor.