E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqisë së sëmurë i mungon kura

29-06-2012 / Nga David Ignatius

Nga David Ignatius
(Uashington Post)

Kjo periferi e Athinës, dikur e pasur, ofron pamjen e një vendi qё po shkon drejt falimentimit. Është një pamje e shëmtuar, kur pritshmëria për stabilitet dhe prosperitet po zhduket me hapa tё shpejta duke ia lënë vendin frikës dhe dyshimit. Dyqanet moderne në qendër të qytetit dukeshin bosh, gjatë një vizite që bëra kësaj jave; shumë restorante elegante thuhet se janë mbyllur ose hapen vetëm nё fundjavë, bankat, si kudo në Greqi, janë varfëruar (zbrazur) gjatë muajit të kaluar nga një numër i madh transfertash parash ose mbyllje llogarish. Unë jam këtu duke vizituar Janos Papantoniu, një mik të vjetër nga shkolla pasuniversitare që shërbeu si ministër i ekonomisë dhe financave te Greqisë nga 1994 deri në vitin 2001. Ata ishin vitet kur gjithçka dukej se po shkonte mё sё miri për Greqinë. Deficiti ra ndjeshëm, inflacioni gjithashtu pësoi rënie duke rezultuar nё rritjen e investimeve dhe tё ardhurave reale. Greqia ishte duke luftuar (ndoshta mё shumё seç duhej) që tё arrinte numrat qё do ta përfshinin në monedhën e përbashkët evropiane. Pastaj i erdhi radha  euros në vitin 2002 dhe festimeve Olimpike tё 2004 dhe si rezultat fatkeqësia i trokiti nё derё Greqisë, kur erdhi momenti për të paguar borxhet. Greqia është shembulli qё përdoret kur flitet për krizën ekonomike evropiane: Është parë si vendi që hapi me forcё rrugën e saj nё zonën e euros dhe e trajtoi monedhën e re si një kartë krediti tё mbështetur nga gjermanёt. Pasi jetuan dhe abuzuan përtej mundësive të tyre, grekët po marrin atë qё meritojnë. Edhe ata që qortuan kancelaren gjermane Angela Merkel nё lidhje me rekomandimin për terapi tё ashpër kursimi, nuk kanë shumё simpati për grekët. Vendi duket gati si një burg debitorësh, me kreditorët tё zemëruar  qё kërkojnë tё paguhen. Kjo ditë e dhënies sё llogarisë për Greqinë mund të rezultojë e nevojshme në aspektin ekonomik. Por kjo nuk merr parasysh koston sociale të trazirave këtu dhe në vende të tjera problematike evropiane. Normat e klasës sё mesme që njerëzit  i konsideruan tё sigurta po shpërbëhen me njё shpejtësi marramendëse. Vjedhjet kryesisht nё Kifisja është thënë të jenë në rritje, kështu që, shumë banorë kanë shtuar sigurinë në shtëpitë e tyre. Disa prej tyre kanë blerë edhe armë për të mbrojtur pronën e tyre, mjaft e pazakontë në këtë periferi tё pasur tё kryeqytetit. Firmat lokale janë duke reduktuar stafin dhe shpenzimet. Kompanitë e ndërtimit janë të përqendruar ne marrëveshje jashtë shtetit dhe shkarkimin e punëtorëve vendas. Industria turistike ka pësuar shumё humbje gjate kësaj vere, sikurse pushuesit e huaj kanё anuluar planet për shkak të frikës prej trazirave dhe largimit tё Greqisë nga eurozona. Është një rënie klasike Keynesiana, thotë Papantoniu. "Dështimi sjell edhe mё shumё dështime". Duke pasur pak të holla për të shpenzuar, shumë grekë vonojnë nё pagimin e faturave tё tyre ose thjesht nuk i paguajnë. Dhe për shkak se tё gjithë janë tё zemëruar me qeverinë, problemi tashmë skandaloz i Greqisë i evazionit fiskal po bëhet edhe më keq. Në zyrën e një mjeku lokal, thuhet se, një mjek asistent i vënё nё siklet i tregon pacientit se ekziston një sistem i dyfishtë: nëse pacienti dëshiron faturë, atëherë tarifa është 150 euro; nëse paguan me lekё nё dorё, pa dokumentacionin, atëherë vizita do të kushtojë vetëm 100 euro. Edhe librat e dyfishtё "ekonomia e zezë" ndodhen në vështirësi. Me oferta tё pakta pune, edhe emigrantët e paligjshëm, të cilët dikur nxituan për në Greqi, tani janë duke u kthyer në shtëpi. Edhe lëvizja e parave po u drejtohet bankave tё huaja. Sipas Papantoniut, transfertat bankare janë rreth 500 milion euro në ditë, në fund të majit dhe fillim të qershorit, u rriten me 1 miliard dhe kjo ndodhi një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 17 qershorit. Partia qe është Pro-euros fitoi, por kjo nuk ka bërë shumë për të rikthyer besimin se Greqia mund të paguajё nё kohё detyrimet e saj. Çfarë shkoi keq? Papantoniu ofroi këtë diagnozë në  letër: "Interesi egoist mbizotëroi. Grupet e biznesit u përpoqën për të kapur tregje të veçanta. Sektori publik i sindikatave luftoi për ruajtjen e privilegjeve. Disiplina tatimore u dobësua edhe më tej. Shteti social u transformua në një sistem të mbeturinave endemike. "Ndërsa ekonomia shkoi drejt çoroditjes, mbështetja kundrejt dy partive kryesore politike u shemb. Kur unë dëgjoj njerëzit sesi përshkruajnë rënien spirale, më vijnё ndërmend përshkrimet e Gjermanisë në fund të Republikës së Vajmarit, në prag të rritjes nё pushtet tё nazistëve. Partitë evropiane që duket se po përfitojnë më shumë nga kriza aktuale janë ato tё sё djathtës dhe majtës ekstreme. Ky nuk është një parashikim, vetëm vëzhgimi i një udhëtari tё shqetësuar që i pëlqen Greqia dhe dëshiron të shohë atë përsëri të shëndetshme, por ende nuk sheh ndonjë kurë tё mundshme. Ky pacienti do të vazhdojё tё qëndrojё i sëmurë edhe për një kohë të gjatë dhe është e vështirë të përcaktohet nëse faza therëse e krizës qё i paraprin shërimit do të jetë ekonomike, politike apo të dyja bashkë.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›