Greqi,studentët përleshen me policinë

Qindra studentë u përleshën sot me policinë në qytetin verior të Selanikut në ditën e tretë të trazirave pasi policia qëlloi për vdekje një adoleshent në Athinë në fundjavë, bëri të ditur televizioni shtetëror.
Mijëra vetë u përleshën në fundjavë me policinë në Athinë dhe qytete të tjera greke, duke shkatërruar dhjetra biznese e plagosur dhjetra vetë dhe ushtruar më shumë presion ndaj qeverisë konservatore, mbështetja ndaj të cilës është ulur për shkak të një ngadalësie ekonomike.