E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi,sulm ekspozitës së makinave

Piromanë grekë kanë sulmuar një ekspozitë makinash në veri të Athinës në orët e para të së shtunës, duke iu vënë flakën disa automjeteve të luksit tip xhaguar, si dhe duke thyer dritaret e ndërtesës. Të paktën katër makina janë dëmtuar nga sulmi, teksa zjarrfikësit janë përpjekur të shuajnë flakët. Policia greke ka njoftuar se nuk ka pasur asnjë të lënduar nga sulmi në një nga rrugët kryesore të veriut të Athinës që të con drejt periferisë së kryeqytetit grek. Sulmet kanë qënë të vazhdueshme në Greqi këto katër muajt e fundit, që nga shpërthimi i trazirave që shpërthyen në dhjetor të vitit të kaluar. Një seri sulmesh me bomba gazi janë ndërmarrë nëpër banka, ndërtesa publike dhe firma të mëdha private. Bombat me gaz përdoren gjerësisht nga grupet anarkiste që protestojnë kundër qeverisë, kapitalizmit dhe institucioneve. Por gjatë kësaj kohe ka pasur edhe sulme serioze me bomba dhe armë kundër bankave, një stacioni televiziv, firmave private, etj. Askush nuk është vrarë në këto sulme të ndryshme, megjithëse një grup guerrillas që ka pranuar përgjegjësinë për dy sulmet e fundit me bomba ka shkaktuar plagosjen rëndë të një oficeri policie. Trazirat e dhjetorit, të nisura si një zemërim popullor pas vrasjes së një adoleshenti grek nga ana e policisë, por edhe krizës ekonomike dhe skandaleve qeveritare shkaktoi dëme të shumta materiale në kryeqytetin grek Athinë dhe disa nga qytetet kryesore të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›