E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta takim me elektoratin në Belsh e Peqin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u ndal në qytetet e Peqinit dhe Belshit ku prezantoi simpatizantët e kësaj force politike me slloganin e kësaj parti për zgjedhjet e 28 qershorit dhe dy kandidatët për deputetë në këto qytete.Nën moton "Është koha për veprim', kreu i LSI-së tha se kjo forcë politike ka një plan të qartë që përmes zhvillimit të industrisë agropërpunuese në katër vitet e ardhshme të hapë 30 mijë vende të reja pune.Meta shtoi se "Është koha për veprim" për të krijuar një tjetër mazhorancë, për të larguar të gjitha pasojat që ka sjelle mazhoranca e 2005. Në fund, Meta garantoi mbështetësit e LSI-së se Shqipëria do të ketë një tjetër qeverisje pas zgjedhjeve të 28 qershorit. Në Peqin për LSI-në do të kandidojë Rexhep Bica, ndërsa Zenun Bullari do mbrojë ngjyrat e kësaj force politike në Belsh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›