E Diel, 1 Nëntor 2026

Publikon nekrologji falso për të ëmën që të shkonte me pushime

Share

Imagjinoni që të merrni gazetën në mëngjes dhe të lexoni në faqen e nekrologjisë për vdekjen e një të afërmi apo të njohuri. Dhe për më tepër, imagjinoni që pas lajmit të merrni në telefon familjen e të ndjerit dhe të zbuloni se ai nuk ka vdekur.

Kjo gjë në fakt ka ndodhur me një zonjë në Pensilvani: djali i saj 45-vjeçar, Scott Bennett, publikoi një nekrologji false në gazetë për të ëmën, duke lajmëruar për vdekjen e saj. Motivi? Kërkonte të merrte një leje speciale nga puna për të shkuar me pushime.

Por, kjo gjë u zbulua rastësisht nga të afërmit e 45-vjeçarit, që lexuan gazetën dhe tashmë ai duhet ta kalojë pjesën tjetër të jetës me turpin që e bëri mamanë të vdekur për të kaluar pushimet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›