Njerëzit që janë patriotë janë edhe më të lumtur
Share
Nëse ndjeheni krenar se jeni shqiptar, kjo ju bën të jeni edhe më të lumtur në jetë. Të paktën kështu thonë shkencëtarët. Ata thonë se ajo lloj krenarie që i bën njerëzit të lumtur është kur ata ndjejnë se i përkasin një vendi, pavarësisht etnisë. Kërkuesit kanë realizuar intervista me 41.000 persona në 31 vende të Europës. Studimi është realizuar nga Universiteti Amerikan në Uashington dhe Universiteti Katolik i Belgjikës. Ata gjetën se lidhja mes krenarisë kombëtare dhe lumturisë është e madhe në mbarë Europën. Por, kjo lumturi është shumë më e lartë kur një person ndjen se vendi në të cilin jeton kontribuon në mirëqenien e tij më shumë se në sfondin e prejardhjes etnike.