Nuk është zbokth, është kokainë e pastër (FOTO)
Share
Një grua u arrestua ndërsa po tentonte të trafikonte 1.5 kilogram kokainë, të futur në flokët e saj. Gruaja nga Afrika e Jugut, Nobanda Nolubabalo, 23 vjeç, u arrestua në Bangkok të Tajlandës dje, ndërsa zyrtarët e aeroportit vunë re diçka të dyshimtë në flokët e saj. Ata panë një substancë të bardhë. Në fakt nuk ishte zbokth, por kokainë. Ajo po vinte nga Brazili për në Tajlandë. Vlera e kokainës është rreth 110 mijë euro në tregun e rrugës. Gruaja deklaroi se e kishte bërë veprimin pasi ishte paguar nga një biznesmen tajlandez për 1500 euro.
Tajlanda ka disa nga ligjet më të forta në botë kundër trafikut të narkotikëve.



